…..Tri dite pas transmetimit te kesaj kronike nga TV1 -Channel, për rrezikun e krijuar ne Argjinaturen e Dajçit, kane reaguar Prefekti i Qarkut te Shkodres, Paulin Radovani dhe Drejtori i Bordit te Kullimit, Petrit Gjoni. Pasi inspektuan gjendjen e krijuar, mbërriti ketu eskavatori për hapjen e rruges, nga e cila do te transportohet baza materiale për riparimin e argjinatures. Diten e marte punimet ketu do te fillojne ne front te gjere, dhe brenda 3 – 4 diteve, besohet se riparimi i argjinatures do te ketë përfunduar, thote mbikeqyresi i punimeve, Syrja Meti:
Situata e krijuar ne Darragjat u be edhe objekt diskutimi ne mbledhjen e shtabit te emergjencave, qe drejtoi Prefekti Paulin Radovani. Bordi i Kullimit ka deklaruar angazhimin maksimal për te nderhyre sa me pare, si ketu ashtu dhe ne pika te tjera, ku mund te ketë rreziqe. Ne te njejten kohe, kërkohet edhe angazhimi i drejtuesve te Bashkise Shkoder, pasi Bashkia ka detyrimin për mirëmbajtjen e sistemit te kanalizimeve kulluesve, ne funksion te masave qe parandalojne përmbytjet.