Puna e bërë në gjithë këto vite në krye të levizjes socialiste për Integrim i është përkthyer në një tjetër rezultat bindës Ilir Metës, i cili u rikonfirmua edhe për 4 vite të tjera kryetar i kësaj force politike me 76% të votave nga zgjedhjet e 6 nëntorit.
Dy kandidatët e tjerë morën përkatësisht Përparim Spahiu, me 12.1% të votave, ndërsa Shezai Rrokaj 11.9%. Ndërkohë priten të dalin rezultatet për delegatë, të cilët do të mblidhen në dhjetor për të zgjedhur Komitetin Drejtues Kombëtar të LSI.
Thuajse në të gjithë vendin, Ilir Meta doli bindshëm fitues. Në Lezhë mbyllja e proçesit të numërimit, nxori 897 vota në favor të tij, ndersa Perparim Spahiu mori 22 vota dhe Shezai Rrokaj 13 vota, si dhe 31 vota u gjeten të pavleshme. Kryetari i LSI për Lezhën Viktor Tushaj tha se ky votim tregoi demokracinë e brendshme që ka kjo parti, e që duhet të merret shembull nga forcat e tjera politike.