Thursday, April 18, 2024
HomeAktualitetSheshi bashkise kthehet ne vendparkim

Sheshi bashkise kthehet ne vendparkim

-

Bashkia Shkoder jo vetëm nuk po arrin të menaxhojë territorin e saj, por po punon për shkatërrimin edhe të investimeve të bëra vitet e kaluara me paratë e taksapaguesve. Shembull konkret është çdo ditë pedonalja përpara këtij institucioni, ku parkimi i automjeteve bëhet në hyrje të bashkisë, përpara syve të titullarëve, por në shkelje të plotë me ligjin. Tabelat e vendosura ndalojnë parkimin e automjeteve, por aty çdo ditë parkime deri në portën hyrëse bëjnë edhe vetë punonjësit dhe drejtuesit e bashkisë.

Përveç kaosit të krijuar, apo kalimeve me shpejtësi që bëhen edhe burim aksidentesh, automjetet kanë ndikuar në dëmtimin e rëndë të shumë pllakave dekorative të pedonales, për të cilat nuk është marrë mundimi as të riparohen. Askush nuk di të thotë përse lejohet ky kaos, por imazhi që përcillet është më shumë se i shëmtuar dhe bashkia Shkoder në njërin krah hedh pak para për investime, e nga ana tjetër punon për të shkatërruar e duke mos u kujdesur për ato që ka trashëguar.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts