Sunday, November 27, 2022
HomeAktualitetKuç, 60 shtepi te izoluara nga uji

Kuç, 60 shtepi te izoluara nga uji

-

Afro 60 shtepi ne lagjen Kasape te fshatit Kuç, njesia administrative Guri i Zi, janë përmbytur. Niveli i ujit eshte rreth 1 meter. Permbytjet ka filluar gjate nates, situate qe ka krijuar mjaft shqetësime tek afro 400 banore te kesaj lagje. Ata thone se u janë shkaktuar deme te konsiderueshme me blegtori si dhe ne paisjet shtepiake. Femijet nuk kane mundur te shkojne ne shkolle, ndersa energjia elektrike eshte nderprere, pasi kabllot ne ketë situate rrezikojne jeten e banoreve.

Kjo lagje eshte krijuar gjate 25 viteve te fundit, me familje te ardhura nga Shllaku, Dukagjini dhe disa fshatra te Pukes. Perveç prurjeve te lumit te Kirit, kjo zone permbytet edhe nga ujrat e kolektorit qe burojne nga perrenjte e Gurit te Zi për te shkarkuar ne Drin. Kolektori u pastrua ne vere pjesërisht deri ne Vukatane, por puna eshte lene pergjysme nga Bashkia Shkoder. Megjithese u trumbetua me te madhe nag Bashkia se me pastrimine kanalit, kjo zone nuk do te rrezikonte me me perbytje, gjendja e krijuar tregon krejt te kunderten. Ujrat kane vershuar neper shtepi e Kuçit !

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,587FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts