Sunday, December 4, 2022
HomeSportDuka: Ne Elbasan vetem per siguri

Duka: Ne Elbasan vetem per siguri

-

Siguria eshte bere shkak qe ndeshja mes Shqiperise dhe Izraelit te mos luhet ne Shkoder. Konfirmi vjen edhe nga presidenti I federates shqiptare te futbollit Armando Duka I cili thote se per kushte jo sportive UEFA ka percaktuar Elbasan Arenen si stadiumin mikprites.

I pyetur nese frika qendron tek aktet terroriste dhe nese ka patur nderhyrje te sherbimeve sekrete, Duka preferon te mos pergjigjet drejtperdrejt duke I quajtur serish kushte jo sportive.

Por cfare ka me shume “Elbasan Arena” se sa “Loro Borici” ?

Tashme eshte fakt I kryer se sherbimet sekrete kane paralajmeruar mundesi per akte terroriste ne kete ndeshje dhe si per te perforcuar kete, 3 dite para ndeshjes ne Elbasan kane mberritur forcat dhe agjentet special nga Izraeli. Vlen te theksohet se stadiumi I Shkodres ka disa mangesi ne aspektin e sigurise pasi mungon edhe nje pajisje e thjeshte per bllokimin e valeve te operatoreve telefonik, cka ne Elbasan eshte e instaluar qe ne fillim.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,596FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts