Friday, April 19, 2024
HomeKronikaSekuestrohen 85.5 kg droge

Sekuestrohen 85.5 kg droge

-

Policia e kufirit dhe migracionit ka arritur të finalizojë një tjetër operacion antidrogë në qarkun e Shkodres, ku u sekuestruan 85.5 kg lëndë narkotike kanabis sativa. Informacioni i siguruar në rrugë operative solli ndërhyrjen e uniformave blu dhe sektorit të narkotikëve në faqen e malit në zonën e Grabomit, Kelmend, gjithashtu dhe në afërsi të bregut të liqenit të Shkodrës, në Koplik të Malësisë se Madhe. Atje shërbimet e policisë kufitare kanë konstatuar 3 persona të cilët po lëviznin në drejtim të kufirit me Malin e Zi, ku menjëherë janë vënë në ndjekje por për shkak të terrenit të thyer malor dhe kushteve atmosferike jo të favorshme nuk kanë mundur te bejne identifikimin dhe kapjen e tyre. Nga kontrrolli i ushtruar dhe krehja e zonës përreth u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 3 thasë me një sasi prej 85.5 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sattiva. Në njoftimin për shtyp policia thotë se vijon puna për identifikimim dhe kapjen e autorëve përgjegjës, të përfshirë në veprimtarinë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale. Materialet për rastin në fjalë i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts