Thursday, March 28, 2024
HomeAktualitetInvestimet qe vene ne loje miliona leke

Investimet qe vene ne loje miliona leke

-

Rruga “Baron Nopça” dhe rikualifikimi urban i lagjes “Xhabije” janë dy shembuj konkret se si investimet e nisura në stinën e dimrit nga bashkia Shkoder vënë në lojë miliona lekë. Përveç zvarritjes edhe cilësia e punimeve e kryer në kushte të papërshtatshme atmosferike lë për të dëshiruar. Por sikur të mos mjaftonin këto shembuj, e njëjta praktike pune duket se nuk ka të ndalur nga bashkia e Shkodres e cila së fundmi hedh në lojë miliona te tjerë lekë të taksave të qytetarëve të saj për investimet në dy rrugë. Në faqen zyrtare të agjensisë së prokurimeve publike, në buletinin e 7 nëntorit janë të zbardhura dy rrugët e radhës që pritet te nisin punimet në kulmin e stinës së dimrit, e që askush nuk di të thotë se kur do të mund të shihen të përfunduara, pa folur më pas për të tjera detaje. 2 milion e 782 mije e 112 lekë është fondi limit për Rikonstruksion rruga Degëzim ”Isuf Sokoli” që do të kryhet nga buxheti i këtij viti, e cila ka si kohëzgjatje te kontratës ose afat kohor për ekzekutim: 30 dite kalendarike. Aplikuesit duhet ti përgjigjen bashkisë deri me 11 nëntor për këtë ofertë. Rruga e dytë është ajo e degëzimit në Draçin me fond limit 12 milion e 650 mije e 381 lekë. Edhe kjo rrugë me kohëzgjatj te kontratës ose afat kohor për ekzekutim: 45 dite kalendarike dhe dorëzimi duhet bërë deri me 28 nëntor. Bashkia Shkoder e ka gjetur argumentin e këtyre vonesave tek buxheti, të cilin si asnjë bashki tjetër e miratoi thuajse në gjysmen e vitit për shkak të zvarritjeve dhe burokracive të kota të asministrates. Sot kur po mbyllim vitin 2016 dhe këto para mund edhe të vihen në rrezik, hapen tendera për investime rrugësh që më pas nisin të zbatohen në kulmin e sezonit të dimrit, duke na treguar edhe njëherë tjetër se me te tilla praktika zë vend shprehja “parate le ti marrë lumi”, sepse ne gëzojmë sukseset imagjinare të investimeve.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts