Saturday, April 19, 2025
HomeKronika4 shtetas vihen në pranga

4 shtetas vihen në pranga

-

Kundërshtuan me dhunë punonjësit e antikondrabandës dhe të policisë
4 shtetas vihen në pranga
Më datë 11.11.2016, punonjësit e antikondrabandës në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, Shkodër, duke zbatuar plan operacionin në mbështetje dhe nga shërbimet e Sektorit të Krimit Ekonomik e Financiar në D.V.P-Shkodër, me qëllim goditjen e kontrabandës me mallra që paguhet akcizë, kanë ushtruar kontrroll në tregun e ngritur në vendin e quajtur “RUS”, Shkodër.
Gjatë kontrrollit të ushtruar, tregëtarët kanë bërë rezistencë dhe për shkak të detyrës kanë kundërshtuar me dhunë e goditur me sende të forta punonjësit e antikondrabandës dhe të policisë, të cilët po kryenin detyrën për konfiskimin e një sasie duhani të grirë, pa dokumentacionin përkatës.
Pas hetimeve të kryera u bë i mundur arrestimi në flagrancë i 4 shtetasve, konkretisht :
* Arjan Halili, 30 vjeç, banues në Shkodër
* Marjan Palalej, 35 vjeç, banues në Shkodër
* Denis Zefi, 24 vjeç, banues në Shkodër
* Astrit Muçaj, 39 vjeç, banues në Shkodër
Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga nenet 235/2 e 236/2 të Kodit Penal.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts