Thursday, August 11, 2022
HomeSportFSHF ne pritje te vendimit te bashkise

FSHF ne pritje te vendimit te bashkise

-

Federata shqiptare e futbollit do te mirekuptoje cdo vendim te bashkise Shkoder ne lidhje me menaxhimin e stadiumit. Oferta e FSHF-se ka mberritur tek keshilltaret dhe kryebashkiakja Ademi dhe federata po pret vetem vendim e tyre. Per presidentin Armando Duka, e rendesishme eshte qe te mirembahet stadiumi me apo pa mbeshtetjen e tyre.

Kryebashkiakja Ademi thote se stadiumi merret ne dorezim vetem kur te jete I perfunduar por sipas numrit 1 te federates shqiptare te futbollit investimi eshte I plote. Ai garanton se shume shpejt do te shtrohet edhe pista e tartanit.

Deri me tani bashkia Shkoder nuk ka dhene asnje sqarim per kete ceshtje. Ne fillim ishin vete ata qe deklaruan se kostoja e mirembajtjes se stadiumit per 1 vit arrin deri ne 200 mije euro dhe eshte e paperballueshme per ta ndersa ne krahun tjeter nuk mbajne asnje qendrim. Vete federata shqiptare e futbollit ka ofruar nje kontrate 10 vjecare per menaxhimin e tij ku ajo do te kete pergjegjesi te gjitha shpenzimet e stadiumit dhe organzimin e ndeshjeve ndersa do ti dorezoje bashkise, 40% te biletave te Vllaznise.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,434FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts