Thursday, March 28, 2024
HomeKulturëKisha mbyll vitin e meshires

Kisha mbyll vitin e meshires

-

Kisha katolike në mbarë botën ka mbyllur përmes një meshe të shenjtë solemne “vitin e mëshirës”. Edhe në katedralen e “Shën Shtjefnit” Shkoder qindra besimtarë u bënë pjesë e këtij kremtimi me falenderimet ndaj Zotit për këtë vit të mbushur me fryte e ngjarje historike. Në fjalën e tij arqipeshkëvi, imzot Angelo Massafra kërkoi që duke përçuar mesazhin e vitit të mëshirës, të jetojmë çdo ditë të jetës tonë.
Edhe pse duke e mos e permendur direkt, apeli i forte i kreut të kishës katolike erdhi ndaj atyre që kanë zgjedhur kultivimin e drogës si rrugën më të thjeshtë për të pasuruar e siguruar jetesën. Kjo po sjell vetëm fatkeqësi në vendin tonë, prandaj ti themi ndal, e për këtë edhe shteti duhet të kryejë detyren e vet tha Massafra.

Për afro 1 vit dera kryesore e Kishës Katedrale ishte ajo anësore e cila ishte caktuar si porte mëshire, ku cdokush që kalonte nëpër te do të fitonte ndjesën e plotë. Viti i mëshirës i shpallur nga Papa Francesku nxiti kryesisht shpirtin e pendesës për t’u kthyer tek mëshira.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts