Ka ardhur e veçantë, mbushur plot emocione dhe interpretime brilante mbrëmja muzikore e organizuar në teatrin “Migjeni” me pjesmarrjen e orkestrës frymore nën dirigjimin e maestro Kujtim Alija.
Një natë që bashkoi së bashku zërat më të mirë të qytetit, me solistët profesionistë:Lorenc Radovani, Ilir Zoga, Emiljana Palushaj, Klodiana Brahimi, Riad Bashi, Marjana Begu dhe kuarteti i kitarrave.
Duke folur me gjuhën e bukur të muzikës, këta artistë i dhuruan spektatorit shkodran një mbrëmje sa të veçantë, aq edhe të mbushur me risi. Gjithçka erdhi nën regjinë e Merita Smajës, me udhëheqës artistik Bardhyl Hysën dhe drejtor organizativ Sidrit Lohja. Tv1 channel e ka filmuar të plotë këtë mbrëmje muzikore dhe do ta transmetojë në ditët festive.