Saturday, November 26, 2022
HomeSportVllaznia kualifikohet per ne cerekfinale

Vllaznia kualifikohet per ne cerekfinale

-

Vllaznia eshte kualifikuar per ne fazen cerekfinale te kupes se Shqiperise. Skuadra e Armando Cungut nuk e kishte te veshtire te fitonte edhe ne ndeshjen e dyte me Kamzen teksa e shkaterroi me rezultatin e thelle 6-0. Ne “Reshit Rusi” skuadra mike u paraqit me disa mungesa per shkak se e kishte humbur edhe takimin e pare 0 me 2 dhe perqendrimi I tyre eshte ne kampion. Ne krahun tjeter trajneri Cungu I dha mundesine nga minuta e pare lojtareve si Selimaj, Pjeshka, Gurishta, Kruja apo Pepa. Goli I pare per shkodranet erdhi ne minuten e 15 nga Dyca ndersa 6 minuta me vone ishte Pepa ai qe dyfishoi rezultatin. Kaq mjaftoi qe Kamza te humbiste perqendrimin ne loje. Ne te 27en ishte mesfushori Ardit Krymi I cili nga nje distance prej rreth 25 metrave do te godiste fuqishem duke realizuar edhe golin e trete. Me fitoren e Vllaznise 3-0 perfundon pjesa e pare ndersa ne te dyten vijon serish goleada. Erkoci I aktivizuar ne vendin e Vecajt do te shenonte dy here brenda 3 minutave ndersa ne fund Pepa do te vuloste takimin me rezultatin e thelle 6 me 0. Perfundimisht Vllaznia kualifikohet per ne raundin tjeter ku do te luaje perballe Teutes se Durresit.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,588FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts