Zbatimi i moratoriumit të pyjeve shihet si shpresa e vetme që do të ndalë shkatërrimin e kurorës së gjelbërt në vend. Zona e Munellës në Pukë ka qënë një ndër më të goditurat vitet e fundit dhe kryebashkiaku Gjon Gjonaj ka qënë i ashpër në reagimin e tij, kur thotë se frenimi i prerjes së pyjeve mund t’i ketë prishur qejfin ndokujt, por ai është i vendosur në respektimin e ligjit.
Vendimi i ministrisë së mjedisit për moratoriumin 10 vjeçar të pyjeve erdhi pas një situate të rëndë në vend, ku sipërfaqe të tëra janë shkatërruar nga prerjet e paligjshme apo djegiet. Të dhënat flasin për një zhdukje të më shumë se 2.5 milion kilometra katror pyje nga veriu në jug, e ku një pjesë e pemëve të radha sot nuk gjenden më në listën e diversitetit natyror.