Thursday, March 28, 2024
HomeAktualitetBashkia borxhlie, por ankohet

Bashkia borxhlie, por ankohet

-

28 milion lekë të reja nga të cilat 6.4 milion vetëm bashkia e Shkodres janë borxhet që njësite vendore i kanë landfildit të Bushatit. Shifra është bërë publike nga prefekti Paulin Radovani, i cili kërkon që këto detyrime të shlyhen pasi përndryshe vihet në rrezik funksionimi i këtij impjanti të përpunimit të mbetjeve. Nga ana tjetër ai i përgjigjet shkresës që bashkia i ka dërguar me 31 tetor kryeministrit, ministrit të transportit dhe institucionit të prefektit rreth problematikave të depozitimit të mbetjeve atje.

Shkodra po kthehet në një landfild të madh shton Radovani, duke kërkuar që të punohet për pastrimin e territorit.

Ai kërkon gjithashtu gjetjen e gjuhës së përbashkët sa i përket tarifave të depozitimit të mbetjeve.

Në shkresën e saj bashkia e quan situatën e krijuar atje alarmante dhe nëse nuk ndërhyhet në kohë thuhet se landfildi rrezikon të mos pranojë me mbetje.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts