Permes nje meshe solemne ne Vatikan, ati i shenjtë Papa Françesku shpalli zyrtarisht 17 kardinalët e rinj nga e gjithë bota, mes të cilëve edhe dom Ernest Troshanin, meshtarin nga Shkodra. Të veshur me të kuqe si symbol të gadishmërisë për të vepruar me guxim, deri në derdhjen e gjakut” për Kishën Katolike, kardinalët e rinj te gjunjezuar perpara papes bene betimin e shenjte dhe moren një kapelë dhe një unazë floriri. Në fjalën e tij ati i shenjtë dha mesazhe të forta për Kishës katolike, meshtarët dhe besimtarët e saj.
Sinkron … “Jini të mëshirshëm, ashtu siç është i mëshirshëm Ati juaj”. Janë 4 etapa që duhet të na udhëheqin në misionin tonë. Duani, Bekoni, lutuni dhe beni mire. Mbi këto aspekte duhet të reflektojmë: Te duam armiqte tane, ti beni mire atyre që ju urrejnë, te bekoni ata qe ju mallkojne dhe te luteni per ata që ju trajtojnë keq. E këto nuk janë veprime që kryhen vetvetiu me ata, që i kemi para nesh si kundërshtarë, si armiq! Përballë tyre, sjellja jonë e parë është instinktive. Mendimi i parë është t’ua nxjerrim bojën, t’i mbulojmë me turp, t’i mallkojmë; e në shumicën e rasteve, synojmë edhe “t’i demonizojmë”, në mënyrë që të kemi një justifikim “shenjt” për t’i hequr qafe. Përkundrazi, kur bëhet fjalë për armikun, Jezusi na thotë: duaje, bëji mirë, bekoje, lutu për të! Jemi para njërës nga karakteristikat më tipike të mesazhit të Jezusit, ku fshihet forca e sekreti i Tij. Prej këtej vjen burimi i gëzimit tonë, pushteti i misionit tonë, kumtimi i Lajmit të Mirë. Armiku është ai, që unë duhet ta dua. Në zemrën e Zotit nuk ka armiq. Zoti ka vetëm bij.
Bota sot përballet me sfida të mëdha dhe armiqesi të forta, që papa kërkoi të lihen pas, për të jëtuar si vellezer ne paqe me njeri – tjetrin.
E jona, është epokë që karakterizohet nga problematika të forta e nga pikëpyetje në shkallë botërore. Jetojmë në një kohë kur, në shoqëritë tona, lindin epidemikisht polarizimi e përjashtimi, parë si e vetmja mënyrë për t’i zgjidhur konfliktet. Shohim për shembull, sesi njeriu që kemi pranë, ka jo vetëm statusin e të panjohurit, të emigrantit a të refugjatit, por bëhet edhe kërcënim, fiton statusin e armikut! Armik, pse vjen nga një tokë e largët, ose pse ka zakone të ndryshme nga tonat. Armik, për shkak të ngjyrës së lëkurës, të gjuhës e të gjendjes së tij shoqërore, armik pse mendon ndryshme apo se ka fe tjetër. Sa e sa plagë thellohen për shkak të kësaj epidemie të armiqësisë e të dhunës, të cilat peshojnë rëndë. Asnjë nga këto cilësi, nuk na bëjnë armiq, përkundrazi, është një nga pasurië tona më të mëdha. Si Kishë, vijojmë të jemi të ftuar t’i hapim sytë për të parë plagët e vëllezërve e të motrave, mbetur pa dinjitet.
Papa Francesku gjatë ceremonisë së dhënies së titullit Kardinal ka emëruar Kardinalin e ri shqiptar At Ernest Simoni në krye të Kishës “Santa Maria della Scala” të Dioqezës Romane. Sipas Urdhërit të Shenjtë të Kardinalëve, prej ketij 19 nëntori Kardinali shqiptar At Ernest Simoni është Ministri fetar i kësaj kishe të Dioqezës Romane, e cila ndodhet ne lagjen antike te Romes e ndertuar ne 1593. Deri tani Papa Françesku ka emëruar 44 kardinale, pak më shumë se një e treta e totalit prej 120 e lejuar nga Kisha.
