Policia e Shkodres ka finalizuar operacionin e koduar “The Border” duke goditur 2 raste të trafikimit të lëndëve narkotike si dhe duke vënë në pranga 6 shtetas. Gjithashtu si provë materiale u sekuestruan 107 kilogram lëndë narkotike kanabis sativa. Rasti i parë që solli arrestimin e 5 shtetasve, u finalizua në brezin e kufirit jeshil, në vëndin e quajtur fshati Pentar, njësia administrative Dajç. Në një kamionçin tip “Benz” me targë SH 8893 E, ishin ngarkuar 18 thasë me peshe 88 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis-sattiva, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në pranga ranë Gjergj Gjuraj, 56 vjeç, Klodian Dani, 31 vjeç, Dorjan Gjeloshi, 26 vjeç, Viktor Gjeloshi, 23 vjeç, dhe Eduard Avdia, 28 vjeç, të gjithë banues në Shkodër. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin qëllim trafikimin e lëndës së dyshuar narkotike. Rasti i dytë u godit nga shërbimet e Policisë Kufitare Muriqan, të cilat vunë në pranga Alvaro Balaj, 27 vjeç, banues në Durrës. Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në automjetin e tij tip,
