20 Nëntori, dita ndërkombëtare në kujtim të viktimave të aksidenteve rrugore u shënua në të gjithë vendin me aktivitete ndërgjegjësuese nga policia rrugore. Në disa akse rrugore policia ka menduar të tërheqë vëmendjen e drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat në qarkullim duke vendosur mjete të dëmtuara nga aksidentet. Për Shkodrën u zgjodh një prej segmenteve që për policinë cilësohet më problematiku, ai në drejtim të Kryebushatit. 2 muajt e fundit në Shkoder janë shënuar 28 aksidente të cilat kanë patur këtë bilanc, mbi 30 aksidente me 2 viktima. Ndërkohë masat administrative për rripin dhe përdorimin e celularit kanë njohur një dyfishim. Trembëdhjetë fëmijë kanë humbur jetën në aksidentet rrugore përgjatë vitit 2016 në të gjithë vendin bëri me dije ministria e Brendshme.
