Thursday, August 18, 2022
HomeSportFSHF rrit financat per futbollin e femrave

FSHF rrit financat per futbollin e femrave

-

Federata shqiptare e futbollit ka zhvilluar mbledhjen e radhes me Komitetin Ekzekutiv. Nder temat e diskutuara ishte edhe futbolli I femrave. Anetaret dhe presidenti Duka kane miratuar propozimin e ekipeve që ka lidhje me rritjen e mbështetjes financiare për skuadrat pjesmarrëse në kampionatin kombëtar në vlerën e 1 milion lekëve të reja. Klubet anëtare të FSHF që do të formojnë në organikën e tyre ekipe të futbollit të femrave do të përfitojne bonus financiar prej 1.5 milion lekësh të reja.Gjithashtu këto klube që do të formojnë ekipe moshash të femrave do të kenë sërisht një bonus tjetër financiar prej 500 mijë lekësh të reja. Ky vendim i Komitetit ekzekutiv ka për qëllim rritjen e numrit dhe pjesmarrjen e sa më shumë femrave në futboll. Por keto rregulla te reja te federates pa dyshim qe ndihmojne Shkodren qe perfaqesohet me 4 ekipe duke I dhene atyre edhe nje tjeter mbeshtetje financiare. Gjithashtu Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë vendimin për të vënë në jetë projektin “TOPI YT”.Të gjithë klubet dhe skuadrat e futbollit në të gjitha kategoritë nga ajo superiore tek ekipet e moshave madje edhe skuadrat e akademive të fëmijëve do të pajisen me topa futbolli duke filluar nga sezoni 2017-2018. Një projekt I cili synon përmirësimit ë nivelit të futbollit kombëtar.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,441FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts