Friday, January 24, 2025
HomeAktualitetKardinali Troshani: Falja eshte hyjnore

Kardinali Troshani: Falja eshte hyjnore

-

Pas marrjes zyrtarisht të detyrës nga Papa Françesku, i cili i dorëzoi veshjen, kryqin dhe kapelën karakteristike të kardinalit, eminenca e tij Ernest Troshani pas mbërritjes në Shqipëri, kremtoi meshën e parë në varrezat katolike të Rrmajit në Shkoder. Ai vend që 26 vite më parë priti kremtimin e meshës që riktheu lirinë e besimit, sot na vjen me një mesazh të fortë për t’u kthyer tek rruga e drejtë.

Pas meshës, kardinali bekoi varrin e prindërve dhe çinarin ku regjimi komunist ekzekutoi një pjesë të martirëve të fesë. Aty u drejtua një lutje e veçantë, ndërsa duke folur për mediat eminenca e tij Troshani kujtoi fjalën e Jezusit “fali o atë se nuk dinë çfarë bëjnë”. Sot tha ai, gjaku i martorëve le të shërbejë si mëshire, falje e pajtim për njerëzit.

Kardinali i nderit, është i dyti në historinë e Shqipërisë dhe shpallja e tij nga Papa erdhi si një dhuratë në një vit të veçantë për kombin.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts