Thursday, March 28, 2024
HomeKronikaQelloi me te bijte furgonin ne Velipoje

Qelloi me te bijte furgonin ne Velipoje

-

Dy persona të shpallur në kërkim kanë rënë në prangat e policisë së shkodrës. Shtetasi Kanto Vushmaqi i cili akuzohet për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese ndaj dy ose më shumë personave”, e mbetur në tentativë dhe e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve, municioneve luftarake dhe armëve të gjahut”, si dhe shtetasi Vlash Gjergji, I cili akuzohet për veprën penale të “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer një vrasje”. Shtetasi Kanto Vushmaqi më datë 26 shtator te ketij viti, në bashkëpunim me 2 djemtë e tij tw arrestuar me heret, Edmond dhe Kristian Vushmaqi, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një fugoni, ku ndodhej pasagjer shtetasi K.M, 42 vjeç, banues në Velipojë, i cili ka qënë objekt sulmi në këtë ngjarje. Ndërsa shtetasi Vlash Gjergji, është arrestuar me urdhër të prokurorisë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg” për shtetasin Vlash Gjergji, i dyshuar për veprën penale të “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer një vrasje”. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts