Thursday, April 18, 2024
HomeSportCicmil I dhuron fitoren Vllaznise

Cicmil I dhuron fitoren Vllaznise

-

Vllaznia ka arritur nje fitore shume te rendesishme perballe Flamurtarit ne Vlore. Nje gol I mbrojtesit Cicmil I ka dhene triumfin skuadres shkodrane pas plot 9 vitesh ne kete qytet. Ishin vendasit ata qe u paraqiten me kerkues ne minutat e para te lojes ku permes Shkodres dhe Shehajt kerkuan golin e avantazhit. Pas disa tentativave te vazhdueshme te vlonjateve, Vllaznia I befasoi ne minuten e 37te. Pas nje goditje denimi shume larg zones, krosim ne zone, dhe mbrojtesi Stefan Cicmil godet sakte me koke duke derguar topin ne rrjete. Feste tek kuqeblute ndersa pak minuta me vone pretendojne edhe per nje penallti por gjyqtari Sokoli nuk ishte ne te njejtin mendim. Në pjesën e dytë, Flamurtari ishte sërish më këmbëngulës në vijën e parë duke zbritur disa herë rrezikshëm por pa gjetur dot golin. Vlonjatet rrezikojne seriozisht, fillimisht Shehaj që rrezikoi me një top të kthyer me roveshatë nga Alvesh, ndërsa në aksionin pasardhës ishte shtylla që i erdhi në ndihmë Vllaznisë. Ndërsa në të 86-tën Galiç ju afrua golit pas një goditje me kokë por nuk ishte I sakte. Shansin e fundit e pati Danilo Alvesh që provoi dhe ai me një të djathtë por rezultati mbeti 0-1 deri në fund me Vllazninë që mori një fitore qetësie. Tashme kuqeblute konsolidojne pozitat e tyre ne mesin e tabeles ndersa ndeshja e radhes do te jete diten e merkure perballe Korabit ku do te kerkoje nje tjeter fitore ndersa ne fundjave do te prese serish ne Shkoder Skenderbeun.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts