Prej vitesh ka shërbyer si objekt debati jo vetëm për politikën, por edhe qarqet akademike e historianët, duke mos arritur të ndahet përfundimisht nëse 28 apo 29 nëntori është data që solli çlirimin e vendit. Në bashkinë Shkoder prej 26 vitesh festohen në një datë pavarësia dhe çlirimi, ku të djathtit vijojnë të mos pranojnë 29 nentorin. Edhe këtë 104 vjetor të pavarësisë së Shqipërisë, kryebashkiakja e Shkodres Voltana Ademi shprehet se historia ka shtrembërime të mëdha që lidhen me këtë ngjarje.
Shqipëria është ende larg asaj çfarë do të thotë një shtet i lirë, për të cilën luftuan e u derdh shumë gjak shton Ademi.
Asnjë aktivitet nuk është programuar nga bashkia Shkoder për 29 nëntorin, datë e cila sivjet nga të mjatit do të përkujtohet e ndarë si 72 vjetori i çlirimit të vendit.