Tuesday, December 10, 2024
HomeAktualitetMeta dhe Çela dreke me veteranet

Meta dhe Çela dreke me veteranet

-

Në një ditë të rëndësishme për vendin, siç është ajo e 104 vjetorit të pavarësisë, kreu i kuvendit Ilir Meta i shoqeruar nga deputeti Agron Çela, bashkëshortja Monika Kryemadhi dhe prefekti Paulin Radovani u bë pjesë e një dreke me veteranët e luftës antifashiste nacional çlirimtare dhe strukturat e LSI, shtruar në Grand Hotel Europa. Një traditë kjo e përvitshme e deputetit Çela, i cili zgjedh këtë formë falenderimi për ata që kontribuan në ardhjen e këtyre ditëve për vendin. Meta zgjodhi që urimin e tij ta bëjë duke njohur vlerat që ka ky brez, por edhe mesazhin që ata i japin sot të rinjve dhe të rejave për të ardhmen.

Kryeparlamentari Meta dhe deputeti Çela nuk kanë harruar të kujtojnë mbështetjen e vazhdueshme për veteranët, si një shtresë e vyer e shoqërisë tonë. 29 nëntori për ta vjen si një ditë e rëndësishme ku kujtojnë luftën për çlirimin e vendit dhe shokët e tyre që nuk jetojnë më, prandaj edhe takimi me ta në prag të kësaj date merr një simbolikë edhe me të veçantë. Në mbyllje të vizitës së tij në qytetin e Shkodres, kryetari i kuvendit zhvilloi edhe një vizitë ngushëllimi në familjen e këngëtarit të ndjerë Ergi Dini, i cili humbi jetën tragjikisht pas një aksidenti automobilistik. Ai shprehu ngushëllimet në emër të tij dhe të gjithë strukturave të LSI.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts