Monday, August 15, 2022
HomeAktualitetBashkia me dekor “fallso” !

Bashkia me dekor “fallso” !

-

Pa u vendosur mire ndriçimi i dekorit si pjese atmosferes për festat e vundvitit ne qytetin e Shkodres, rezulton te jete me defekte ! Ne pedonalen kryesore te qytetit perfshi edhe sheshin para Bashkise dhe deri ne qender te qytetit, nje pjese e mire e këtij dekori nuk ndriçon gjate nates ! Siç e tregojne edhe filmimet, ka mangësi te theksuara dhe nuk te ofron aspak nje imazh festiv ! Bashkia duket se e ka ndermarre ketë proçes thjeshte sa për te kaluar radhen, apo sa për te thene se po përpiqemi te bejme diçka ! Pavaresisht se e gjithe kjo baze materiale blihet ne taksat e qytetareve, mosfunksionimi i saj keshtu siç ka nisur nuk perben ndonje shqetësim për drejtuesit e Bashkise Shkoder ! Ndryshe, ska si spjegohet fakti qe qyshe diten e pare te vendosjes se tyre, nuk funksionojne dhe keshtu te fikura te ofrojne nje pamje te shemtuar, kur duhej te ndodhte e kundërta ! Ne te gjithe boten, dekori i qyteteve për festat e fundvitit merr nje rendesi te veçante, për te krijuar për qytetaret nje atmosfere me te kendsheme, plot ngjyra dhe dinamizëm festiv ! Nje qytet si Shkodra me nje trashëgimi te pasur historike – kulturore, meriton qe për keto festa te ketë nje dekor te veçante dhe ne sinkron me pasurine e kesaj trashëgimie e shijet e qytetareve. Për ketë pergjegjesine e ka Bashkia, si administratore e qytetit. Por nese vazhdon kjo gjendje, vetem për pergjegjesi ne ketë drejtim nuk mund te flitet nga ana e Bashkise Shkoder !

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,432FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts