Pak orë përpara konventës kombëtare të lëvizjes socialiste për Integrim, strukturat e Shkodres u mblodhën në selinë qëndrore nën drejtimin e deputetit Agron Çela. Në fokus ishin porositë e fundit përpara nisjes së kësaj konvente qe do të zgjedh organet e reja drejtuese. Rreth 100 përfaqësues nga Shkodra, Malësia e Madhe, Vau Dejësi, Puka dhe Fushë – Arrëzi janë pjesë e punimeve që do të zhvillohen për dy ditë me radhë, ku përveç drejtuesve të lartë të LSI-së, do të marrin pjesë edhe trojka e ambasadorëve dhe figura të njohura të politikes nga trojet shqiptare. Në takimin me kryesinë e LSI Shkoder, deputeti Çela kërkoi që të vijohet tradita e përfaqësimit dinjitoz të këtij qarku, që si përherë mbetet një zë i fuqishëm në radhët e LSI-së.
Në datat 3-4 dhjetor, në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë kryesia e re do të zgjedh emrat drejtues të 4 viteve të ardhshme, që si sfidë të parë kanë zgjedhjet e 2017-es. Votimi në Konventën Kombëtare Zgjedhore do të bëhet në mënyrë të fshehtë dhe me sistem elektronik.