Saturday, April 20, 2024
HomeKronikaPadia e vartesit çon Shehaj ne prokurori

Padia e vartesit çon Shehaj ne prokurori

-

Një padi e bërë nga vartësi i saj, bëri që ish drejtoresha e përgjithshme e tatimeve Brisida Shehaj të thirret në prokurorinë e Shkodres. Ajo ka mbërritur në orën 11.55 minuta te se premtes në organin e akuzës së kryeqendrës së veriut, ku u mor në pyetje për 1 ore nga prokurori i çeshtjes, i cili kishte regjistruar akuzën e ngritur nga ish drejtori i kontrollit në tatime Agron Ramadani. Ky i fundit ka denoncuar Shehajn për presion, pasi sipas tij në 30 dhjetor të 2014-es, i është kërkuar firmosja e një urdhër –rimbursimi, gjë që ai nuk e ka kryer. Burime nga prokuroria thonë se Shehaj e ka mohuar një akuzë të tillë, ndërsa në dalje e pyetur nga mediat nuk pranoi të përgjigjet duke u mjaftuar me një urim.

Mesohet se prokuroria e Shkodres ka regjistruar disa procedime penale për dyshime për rimbursime të paligjshme të TVSH. Ramadani të njëjtën padi bëri pak kohë më parë edhe ndaj drejtorit të Shkodres Hysen Hysaj, i cili u arrestua me akuzën se kishte favorizuar firmën e nipit të tij. Ai u akuzua për shpërdorim detyre, por më pas gjykata e la të lire dhe për pasojë u rikthye në punë. Hetimet për çeshtjen në fjalë nuk janë mbyllur dhe në këtë kuader, prokuroria thirri Shehajn si ish titullare për të dhënë dëshminë e saj mbi këtë favorizim që kap shifrën e 10 milion lekëve. Briseida Shehaj mbajti përreth 3 vite postin e lartë të drejtoreshës së Tatimeve. Dy muaj më parë u shkarkua nga Rama, duke e çuar zv.ministre të Ekonomisë. Por sëfundmi, rreth 10 ditë më parë, ajo tha dorëheqjen edhe si zv/ministre dhe aktualisht është e papunë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts