Monday, December 9, 2024
HomeAktualitet“Gjesti qe flet me shume se fjalet”

“Gjesti qe flet me shume se fjalet”

-

Nje rast i vecante per ditet e sotme por edhe nje gjest bujar e fisnik qe deshmon se Shkodra mbetet qyteti i vlerave ka ndodhur ditet e fundit. Ne daten 6 Tetor, ne “Loro Borici” u zhvillua ndeshja mes Kosoves dhe Kroacise, nje 90 minutesh qe per ta ishte historik. Ne Shkoder erdhen mijera e mijera tifoze nga Kosova te cilet festuan neper rruget e qytetit per ore te tera dhe normalisht ne te tilla raste ka edhe pakujdesi. Blondi Smerqaku ishte njeri prej tyre. Pjestari I grupit te tifozeve “Dardanet” kishte humbur kuleten dhe nuk kishte besuar kurre se do ti riktheheshin dokumentet e tij. Deri ketu gjithcka duket dicka normale qe ndodh kudo por fati I buzeqeshi te riut pasi, kuleta e tij ishte gjetur nga Margaret Lleshi Guraziu. Nje zonje nga Shkodra e cila menjehere e ka kerkuar ne rrjetet sociale shqiptarin nga Kosova dhe ia ka derguar ato me poste. I habitur nga ky gjest, Blondi Smerqaku e ka falenderuar ate permes nje statusi I cili eshte shperndare dhe ka bere buje ne te gjitha mediat:
: “Në ndeshjen Kosovë – Kroaci e luajtur në Shkodër më kishte humbur kuleta me gjithë dokumentet që ishin në të. Pas katër ditësh lajmërohet në Facebook-un tim një zonjë shumë bujare, doktoreshë, e cila më lajmëron se është gjetur kuleta ime dhe më ndihmoi t’i kem prapë dokumentet. Ajo është Margaret Lleshi Guraziu, të cilën e falënderoj shumë bashkë me kolektivin e saj”.
Shkruan I riu nga Kosova. Në sfidën që Kosova e humbi 6:0 nga Kroacia, shumëkush është ankuar por duket se ky rast eshte shembulli me I mire I mikpritjes dhe bujarise.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts