Monday, December 2, 2024
HomePolitikëKonventa kombetare e LSI

Konventa kombetare e LSI

-

Nën moton “Një shans për të gjithë”, Levizja socialiste per Integrim mblodhi Konventën kombetare ku shpalosi programin e saj. Qindra delegatë nga e gjithë Shqipëria, mes tyre edhe ato të qarkut Shkoder u bënë pjesë e konventës që do të zgjedh strukturat e reja drejtuese për 4 vitet e ardhshme. Delegatët e Shkodres u nisën në mënyrë të organizuar nga mjediset e Grand Hotel Europa dhe kryesohen nga deputeti Agron Çela. Përpara të pranishëmve, kreu i LSI-së Ilir Meta i kujdesshëm ne mesazhet që përcolli, u ndal tek çeshtjet me problematike që lidhen me të tashmen dhe të ardhmen e vendit. Ai tha se forca që lidh LSI me qytetarët është transparenca dhe llogaridhënia, ndërsa shtoi se koalicioni qeverisës ka ende potencial të lartë të pashfrytëzuar.

I prerë kreu i LSI-së u ndal në qëndrimet për çeshtjen e kanabisit, ku tha se fenomeni i kanabizimit të Shqipërisë po dëmton imazhin ndërkombëtar të vendit dhe për ti dhënë fund bëri thirrje për një pak pozitë opozitë e ngjashme me reformën në drejtësi.

Edhe politikanë të rëndësishëm të spektrit politik pertej kufinjve, apo figura të njohura të diplomacisë folën në këtë konventë, punimet e se cilës në ditën e dytë do të mbyllen me daljen e emrave të rinj drejtues në strukturat e lartë të LSI.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts