Sunday, December 4, 2022
HomeSportAkademia Vllaznia mund Kukesin

Akademia Vllaznia mund Kukesin

-

Dy fitore ka arritur academia Vllaznia kete fundjave ndaj skuadrave te Kukesit. Në takimet e luajtura në fushën sportive “Reshit Rusi”, ekipi U-19 triumfoi 1-0 ndërsa ekipi 17 vjecareve ka fituar me rezultatin 2-1. Perballja e u17es ka qene emocionuese pasi kukesianet rezistuan fort. Kuqeblute do te gjenin golin shume shpejt ne pjesen e pare permes Boricit duke e mbyllur 45 minuteshin me fitoren minimale.  Ne te dyten Vllaznia kerkon me ngulm golin e sigurise por gabojne pasi jane miqt ata qe shenojne duke barazuar gjithcka.  Skuadra shkodrane vuan deri ne minutat e fundit te lojes. Atehere kur u mendua se mbaroi gjithcka, ata fitojne nje penallti dhe e merr persiper mesfushori Hoxha qe e shenderron ne gol. Perfundimisht 17 vjecaret fitojne 2-1 duke regjistruar 8 fitore dhe dy barazime ne kete kampionat. Ndërkohë edhe ndeshja në mes 19 vjeçarëve ka patur rivalitet dhe madje ajo mund të shkonte drejt barazimit. Pavarësisht rasteve të krijuara, futbollistët shkodranë nuk kanë arritur të shënonin. Kembengulja e tyre u shperblye vetem ne fund kur kapiteni Pusi do te shenonte dhe rikthehente buzeqeshjen ne kampin kuqeblu. Me këtë fitore, ky ekip është ngjitur në kuotën 24 pikëve pas 10 ndeshjesh të luajtura. Edhe 19 vjeçarët ende nuk e njohin shijen e humbjes sepse kanë arritur 7 fitore dhe 3 barazime ndërkohë që golaverazhi është 11-2.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,595FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts