U luajtën të gjitha ndeshjet e javës së 11-të e Kategorisë së Parë, me përjashtim të duelit të nesërm, Besa-Kamza. Gjithçka nisi të premten, me fitoren 2-0 të Besëlidhjes në transfertën pukjane, për të vijuar sot me duele të tjera. Bie në frenimi i Lushnjës në shtëpi, nga cërrikasit, fitorja e Bylisit në përplasjen e nxehtë me beratasit, humbja e Apolonisë në shtëpi, me peqinasit, apo humbja e Elbasanit në fushën e vet, me blutë kryeqytetas. Në Grupin A vijon të spikasë me lojën dhe rezultatet Erzeni, i cili është afishuar si rival i kamzalinjve dhe lezhjanëve për t’u ngjitur një kategori më lart. Më poshtë, ja rezultatet e javës së 11-të të Kategorisë së Parë: