Thursday, April 25, 2024
HomePolitikëKonventa e LSI-së - Meta: Të punojmë për zhvillimin konkret ekonomik

Konventa e LSI-së – Meta: Të punojmë për zhvillimin konkret ekonomik

-

 

Meta: Ju ftoj të punojmë për një Shqipëri akoma më evropiane, e cila mund të bëhet e tillë duke patur një LSI edhe më evropiane dhe unë mendoj që kjo konventë kontribuoi dhe ndihmoi për një LSI shumë më cilësore për të ardhmen, për një LSI që do të ndihmojë për forcimin e institucioneve demokratike në vend, për një LSI që do të ndihmojë për një zhvillim ekonomik më të qëndrueshëm dhe më transparente dhe më të prekshëm për çdo qytetar.
Për një orientim më të qartë të politikave ekonomike, duke iu dhënë prioritetin e duhur jo vetëm mediatik, por edhe buxhetor sektorëve më të rëndësishëm për rritjen ekonomike të vendit, bujqësisë, turizmit, duke rritur cilësinë e sistemit arsimor dhe duke u thelluar shumë më tepër për arsimin profesional.

Meta pati edhe një porosi për strukturat e partisë, duke nënvizuar se mënyra se si u zgjodhën nënkryetarët dhe sekretari i Përgjithshëm duhet të shtrihet edhe në bazë.
Meta: Mendoj se kjo konventë mori përgjegjësi më shumë për të ardhmen dhe solli rritjen e kolegjialitetit në drejtim të rritjes së LSI-së, duke zgjedhur për herë të parë edhe nënkryetarët edhe sekretarin e përgjithshëm dhe kjo frymë në lidershipin e LSI-së duhet të zbresë nga kjo konventë në të gjithë vendin, në mënyrë që të jetë një parti më e hapur dhe përfshirëse, e cila nuk kujdeset vetëm për anëtarët, por për çdo qytetar të këtij vendi për t’i dhënë një shans.
Përveç falënderimeve për drejtues të LSI-së, Meta pati një falënderim edhe për mediat.
Meta: Bashkëpunimi që kemi pasur me mediat do të vazhdojë të jetë i tillë, një bashkëpunim i hapur dhe transparent. Ne nuk ankohemi asnjëherë nga mediat edhe kur ato mund të mos jenë shumë objektive ndaj nesh, sepse liria e fjalës është themeli i gjithë lirisë që shqiptarët kanë pas 1990.
E kam thënë; një politikan që ankohet ndaj medias është si një marinar që ankohet ndaj detit. Ne nuk ankohemi nga mediat. Ne edhe kritikat e tyre i kemi në konsideratë dhe i shohim si një mundësi për të qenë përpara pasqyrës dhe për të përmirësuar punën tonë në të ardhmen. Ndaj do të ndjekim me vëmendje analizat e tyre për Konventën Zgjedhore të LSI-së

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts