Shtohet numri i vizitave prane shërbimit te stomatologjise ne spitalin rajonal te Shkodres krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare. Jane moshat e treta si dhe personat me probleme kardiovaskulare, diabetiket apo dhe ato qe duan te heqin dhembet e pjekurise te cilet paraqiten ne spital duke përfituar nga shërbimi i urgjences i cili eshte falas. Stomatologu Sokol Jubica shprehet i kënaqur nga numri i vizitave dhe tregon se rastet e trajtuara gjate ketyre viteve kane qene pa komplikacione dhe te gjithe pacientet kane marre ne kohe shërbimin e kërkuar.
200 vizita ne muaj eshte numri i pacienteve te cilet marrin shërbime prane stomatologjise ne spitalin rajonal Shkoder kryesisht për problemet patologjike. Me afrimin e festave nje kujdes te veçante duhet te tregojme për dhembet prandaj dhe mjeku stomatolog e ka nje keshille.