Saturday, April 19, 2025
HomeAktualitet26 vjet nga Levizja Studentore e Dhjetorit

26 vjet nga Levizja Studentore e Dhjetorit

-

Data 8 dhjetor si Dita e Kombëtare e Rinise, u shpall dite feste zyrtare nga Kuvendi i Shqipërisë ne vitin 2009 ! Ky vendim erdhi ne kujtim te 8 dhjetorit 1990, kur ne qytetin studenti Tirane, studentet me Heroin e Demokracise, Azem Hjadarin, nisen protestat për përmbysjes e regjimit 45 vjeçar komunist ! Shkëndijat e asaj lëvizje u përhapën me shpejtësi ne gjithë Shqipërinë, dhe pikërisht me 13 dhjetor ish- Presidenti Komunist i asaj kohe, Ramiz Alia, u detura te  pranoje kushtet e studenteve për legalizimin e pluralizmit politik. Kjo shënoi përfundimin e epokës se monizmin, dhe fillimin e epokës se pluralizmit politik dhe demokracisë me moton e fuqishme te rinise shqiptare “ E duam Shqipërinë si Evropa”.Ajo lëvizje pati si protagonist është shume studente shkodrane, si Dëshmorin i Demokracisë, Arben Broci, Shinasi Rama, Tefalin Malshyti, Arben Lika, Nesti Kiri, pedagogun e ekonomisë, Ilir Kaduku, e tjerë. Lëvizja Studentore Dhjetor 1990, u pasua me formimin e Partisë Demokratike dhe shume partive te tjera, duke e bere shume ngjyrësh skenën politike shqiptare.  Për ketë lëvizje  ka pasur shume komente te ndryshme, opinione dhe analiza, te cilat vazhdojnë edhe sot pas 26 vitesh. Por ajo qe nuk mund te mohohet për asnjë rrethane është se vrau friken e regjimit komunist tek shqiptaret dhe i hapi udhe shoqërisë se hapur drejte Perëndimit. Nëse sot debatohet shume për mosrealizimin e disa nga idealeve te asaj lëvizje, për ketë nuk mund ta fajësohen aspak studentet e dhjetorit, por klasa politike qe përfitoj prej tyre dhe e shpërdoroi besimin e shqiptareve gjate qeverisjes se vendit.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts