Vllaznia nuk di te ruaje momentin e mire dhe tregon edhe nje here qe vetem per kupat e europes qe nuk duhet te flitet ne Shkoder. Pas disa rezultateve pozitive, kuqeblute hedhin gjithcka poshte ne ndeshjen me Luftetarin ku munden ne shtepine e tyre me rezultatin 2-3. Nje 90 minutesh me shume gola, gabime dhe mbi te gjitha nje sfide qe sherbeu per te treguar se Vllaznia nuk ka alternative. Miqt gjeten golin e pare ne minuten e 6-te kur Cicmil ne tentative per ta larguar, e con topin ne porten e tij. Goditje e rende ne “Loro Borici” por 7 minuta me vone, Shtubina barazon gjithcka. Krosim I Çinarit ne zone dhe kapiteni godet me koke duke mposhtur portierin. Sfida shkon ne barazim por qe nuk do te zgjaste shume pasi Reginaldo ne minuten e 24 do te gjente serish rrugen e golit. Braziliani godet I qete me koke duke mposhtur per here te dyte kuqeblute. Ndeshje pa frena në “Loro Boriçi” ku vetem 4 minuta me vone gjithcka do te barazpeshohej serish. Krosim ne zone dhe Cicmil pason tek Marku I cili mposht per here te dyte gjirokastritet duke e cuar ndeshjen ne 2 me 2. Keshtu mbyllet pjesa e pare ndersa ne te dyten Vllaznia kerkon triumfin. Me fat shkodranet ne te 70ten kur Bregu godet me koke, shtylle e majte, shtylle e djathte dhe topi mberrin ne kembet e futbollisteve kuqeblu. Braziliani Reginaldo do te ishte lojtari qe serish do ti shkaktonte vuajtje kuqebluve kur 4 minuta me vone do te shenonte. 2-3 per Luftetarin dhe Vllaznia e ka te pamundur te reagoje me. Disfata e pare ne “Loro Borici” per shkodranet te cilet deshmuan se kane pak alternativa sidomos ne mesfushe ku Krymi tashme eshte I pazevendesueshem.