Sunday, December 10, 2023
HomeAktualitet“Kulla e drejtesise duhet te preket”

“Kulla e drejtesise duhet te preket”

-

“Kulla e paprekshme e drejtësisë duhet të preket”. Me këtë mesazh të lëshuar nga Shkodra ministri i jashtëm Ditmir Bushati pasi falenderoj vendet anëtare që mbështeten rekomandimin e Komisionit Europian për çeljen e bisedimeve, me mirëkuptimin që të zbatohet ligji i Vetingut, shtoj se data e çeljes së negociatave tashmë është vetëm në dorën e Shqipërisë.

Për partinë demokratike dhe qendrimet e saj mbi Vetingun, Bushati tha se kjo e fundit ka vendosur të bëhet njësh me koorporatën e drejtësisë.

Sipas ministrit 3 janë lajmet kryesore që vijnë për Shqipërinë në këtë moment.

Deklaratat Bushati i bëri pas takimeve që pati me strukturat e partisë socialiste të Shkodres. Të shtunën gratë e organizatës socialiste do të votojnë për kryetaren e forumit dhe mësohet se në mbledhje nuk kanë munguar as debatet pasi ende nuk jane bërë publike emrat që kandidojnë dhe nuk janë zbardhur listat e votueseve.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts