Me miratimin e paketës së solidaritetit, qeveria shqiptare ka vendosur që në prag të festave të fundvitit t’u vijë në ndihmë familjeve në vështirësi financiare. Hapjen e thesit e bëri publik vetë kryeministri Rama, i cili prezantoi kategoritë përfituese duke nisur nga pensionistët.
Këtë vit në skemën përfituese janë futur edhe familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar.
Dëmshpërblim për fundin e vitit do të kenë edhe të prekurit nga përmbytjet ndër vite.
Për fermerët e prekur nga dermatoza nudelare, kompensimi do të bëhet për çdo krerë të ngordhur.
Qeveria pritet të bëjë një tjetër lehtësim për ata që kanë detyrimeve të prapambetura ndaj OSHEE-së, por që janë treguar të rregullt në pagesa gjatë 2016-es. Pritet që përpara mbylljes së dhjetorit, te behet publik edhe programi i investimeve për 2017.