Prej orëve të vona të mbrëmjes së të premtes, dy vatra zjarri kanë përfshirë sipërfaqen pyjore në aksin Vau Dejës – Koman, duke shkrumbuar rreth 3 ha me pisha.
Kanë qënë banorët ata të cilët njoftuan shërbimin zjarrfikës, të cilat pas mbërritjes në vendngjarje kanë nisur punën për lokalizimin e më pas shuarjen e zjarrit.
Si pasojë e erërave dhe terrenit malor ndërhyrja ka qënë tejet e vështirë dhe zjarri ka vijuar të përhapet, ndërsa vatra aktive ka edhe gjatë të shtunës.
Për shuarjen e tij janë angazhuar 20 efektive te forcave te armatosura te brigadës se Vaut te Dejës, të cilat i kanë ardhur në ndihmë mjeteve dhe efektivëve të shërbimit zjarrfikës të Shkodres.
Sipas hetimeve paraprake dyshohet se shkak i zjarrit është bërë pakujdesia e barinjve, të cilët mund të kenë ndezur zjarr për tu ngrohur dhe më pas nuk kanë bërë shuarjen e tij.
Në pak minuta i favorizuar nga era ai është përhapur duke prekur një sipërfaqe të konsiderueshme pemësh pishe. Dëmi i shkaktuar është i madh për këtë masiv pyjor në bashkinë Vau Dejës.