Dalengadale Vllaznia ne basketboll per meshkuj po ringrihet ne garen per titullin kampion. Kuqeblute kane arritur nje fitore shume te rendesishme perballe nje rivali si Kamza Basket. Ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” skuadra shkodrane qe tashme drejtohet nga zevendestrajneri Fatjon Halluni, pasi Bledar Gjecaj eshte ende I denuar, luajti mire duke fituar me rezultatin e thelle 100-71. Perioda e pare perfundoi me barazimin 20-20 ku u krijua pershtypja se kjo ndeshje do te jete e veshtire dhe me shume duel por gjithcka ndryshoi ne vazhdim. Basketbollistet shkodrane rriten ritmin e lojes duke krijuar nje distance te thelle me rivalet aq sa ne minutat e fundit, u aktivizuan edhe nje pjese e lojtareve te rinj. Nje fitore e lehte ne fushe por zevendestrajneri Halluni thote se kjo ishte nje prej ndeshjeve me te veshtira.
Me kete triumf, Vllaznia renditet ne vendin e trete pas Teutes dhe Tiranes ndersa titulli kampion vendoset vetem ne fazen e playoffit.