Integrimi i komunitetit rom fillon nga regjistrimi i tyre ne zyren e gjendjes civile ! Kjo u theksua ne takimin qe u zhvillua ne Bashkine Shkoder ku merrnin pjese edhe perfaqesues te Ministrise se Mireqenies Siciale e Rinise, te Ministrise se Brendshme dhe te PNUD-it. Te gjithe keta aktore ne kordinim dhe me financim te BE-se, besojne se do ti japin nje zgjidhje këtij problemi ne Shkoder :
Kordinatorja lokale, Eva Luli, kërkoi qe për regjistrimin e 23 familjeve rome ne Tophane me 153 pjestare, te nise puna konkretisht, si fillim i mbare ky proçes edhe për te tjeret. Por sipas drejtuesve te gjendjes civile, ata me pare duhet te plotesojne disa kushte, qe te mund te regjistrohen:
Familjet rome kane ardhur nga rrethe te tjera ne Shkoder, ndaj Ministria e Brendshme, do te angazhohet për transferimin e dokumentacionit te tyre:
Ne ketë takim eshte diskutuar gjate për kapërcimin e pengesave qe ekzistojne lidhur me regjistrimin e romeve,dhe propozimet perkatese do ti kalojne Bashkise dhe dikastereve qendrore ne Tirane.