Sunday, September 8, 2024
HomeAktualitetBashkia Shkoder “harron” dimrin !

Bashkia Shkoder “harron” dimrin !

-

Punen qe duhej ta kishte përfunduar qe ne ditet e para te nentorit, Bashkia Shkoder e fillon ne mes te dhjetorit, pak dite përpara mbylljes se këtij viti ! Fjala eshte për blerjen me prokurim te druve te zjarrit për shkollat ! Ajo ka caktuar për ketë nje fond limit prej 6.578.000 leke nga buxheti i këtij viti.  Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje eshte data 23 dhjetor 2016, ora 11.00, ndersa kohëzgjatja e kontrates për ekzekutim eshte data 31 dhjetor ! Vonesa e Bashkise Shkoder ne ketë drejtim, eshte e paimagjinueshme ! Ajo eshte kujtuar ne mes te dhjetorit se shkollat duhet te kene ngrohje gjate dimrit, nderkohe qe kjo histori duhet te kishte marre fund maksimumi me daten 15 nentor, sipas vendimit te Qeverise qe sanksionon fillimin e ngrohjes ne keto institucione ! Eshte lene te kalohet gjithe kjo kohe dhe tani, kur jemi ne muajin e fundit te vitit dhe digjen fondet, Bashkise i bie ndermend për fillimin e prokurimit për te blere drute e zjarrit ! Se me çfar eshte marre Bashkia ne muajt shtator, tetor dhe nentor, ketë e kemi te veshtire ta kuptojme, përderisa edhe nje prokurim për drute e zjarrit e ka lene për ne fund te dhjetorit ! Por ne fakt edhe shume nuk duhet te çuditemi për ketë, pasi ne ketë bashki eshte kthyer ne menyre pune lenia e prokurimeve për ne fund te vitit. Kjo po ndodhet edhe me investimet, kur për 10 muajt e vitit i ka realizuar ne masen 30 perqind, ndersa 70 perqind te tyre i ka lene për ti realizuar ne dy muaj, nentorin e dhjetorin ! Ketu mund te kujtohet tenderi për 13 rruge, qe filloi ne fund te tetorit ne periudhe shirash, me afat 70 dite, por qe me ecurine e deritanishme te punimeve rrezikon qe rruget te mos perfundojne as brenda muajit janar te vitit te ardhshem ! Keshtu nuk eshte e veshtire te kuptohet se ne ketë rast, o do te ketë punime me cilësi shkel e shko, ose diegie te fondeve ! Nje situate e tille eshte e papranueshme ne Shkoder, kur ne vend qe te punohet ne menyre sistematike gjate gjithe vitit, nga drejtuesit e bashkise vetem degjon ankesa se qeveria nuk ka dhene fonde ! Por edhe ne ketë drejtim ata rezultojnë bllof, pasi Bashkia Shkoder renditet mes vendit te trete dhe te katert, pas Tiranes,Durresit dhe Elbasanit, me fondin e akorduar nga buxheti i shtetit prej 791 milione e 620 mije leke.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts