Kryetarja e bashkisë të dalë në terren e të shohë nga afër situatën dhe të mos mjaftohet duke dalë vetëm në media. Me këtë deklaratë ju drejtua prefekti Paulin Radovani i cili thotë se problematikat janë të shumta dhe zgjidhjet duhet të gjenden duke punuar sëbashku. Ai deklaron se bashkia është e gatshme vetëm për tendersa pa patur mendjen se çfarë ka ndodhur më përpara.
Nëse LSI do e votojë apo jo buxhetin e ri, Radovani nuk dha një përgjigje të prerë duke shtuar se nuk di cili do të jetë qendrimi i këshilltarëve.
Në fillim të këtij viti Radovani e firmosi buxhetin e 2016-ës pas shume debatesh, por ai kalim nuk do të thotë se do të ndiqet e njëjta praktikë edhe për 2017. Sinjalet po jepen dhe puna e bashkisë me shumë defekte dhe e kritikuar po vë në rrezik zhvillimin e qytetit.