Ka zgjedhur mjediset e “Grand Hotel Europa”, duke shënuar kështu për herë të parë daljen jashtë kuvendit të Shqipërisë për të zhvilluar punimet e tij komisioni parlamentar i shendetësisë, punës dhe çeshtjeve sociale. Në një seancë dëgjimore ku ishin të pranishëm edhe grupet e interesit, u prezantua projektligji “për arsimin dhe formimin profesional” i cili parashikon ti japë autonomi shkollave profesionale duke u vetëfinancuar, ndërsa mësimi do të zhvillohet 50% teori dhe 50% praktikë në bizneset vendase.
Mungesa e ministrit apo titullareve të tjerë më të lartë në prezantimin e këtij projektligji, hasi në kritikat e deputetëve të komisionit, të cilët e quajtën aspak dinjitoze këtë mënyrë prezantimi.
Takimi në Shkoder u zhvillua me ftesë të deputetit Agron Çela, ndërsa kjo praktikë mjaft e veçantë u kërkua nga anëtarët e komisionit të ndiqet edhe në vazhdimësi, duke prekur qytetet kryesore në vend.