Friday, March 29, 2024
HomeAktualitetKontrolle per kafshet e pa matrikulluara

Kontrolle per kafshet e pa matrikulluara

-

Ministria e bujqesisë ka zbarkuar në terren gjatë orëvë të natës për të kontrolluar segmentet kryesore rrugore por edhe tregjet për të mos lejuar lëvizjen e kafshëve të pamatrikulluara. Çdo bagëti që gjendet e pa matrikulluar do të sekuestrohet menjëherë nga autoritetet, ndërsa transportuesit duhet të lëvizin me autorizim e lëshuar nga veterinerët. Paralelisht ministria e bujqësisë kërkon nga pronarët e tregjeve, privatë apo pushtet vendor, të marrim masa për përmirësimin e kushteve.

Drejtoria e Bujqësisë në Lezhë, ne bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe strukturat e Kontrollit të Automjeteve, kanë zhvilluar patrullime në tregun e Fushë-Milotit dhe në Rrugën e Kombit. Aksioni i ministrisë së bujqësisë do të vijoje edhe në tregjet e tjera të vendit dhe në të është angazhuar edhe ministria e transporteve, si dhe policia e shtetit. Vetëm për Shkodrën deri më tani rezultojnë 42 mijë gjedhë të vaksinuara nga sëmundja e gjedhit, ndërsa lidhur me matrikullimin nuk ka një shifër sa janë pa kryer këtë proçes.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts