Monday, December 5, 2022
HomeKronikaPlagoset 44 vjecari Syri Mehmedaj

Plagoset 44 vjecari Syri Mehmedaj

-

Syri Mehmedaj nga Shkodra ka mbetur I plagosur rëndë paradreken e së hënës në vendin e quajtur rreth rrotullimi I lagjes Xhabije. Ai ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij tip Benz me targë AA 031 NL kur një person me motorcikletë dhe me skafandë në kokë ka qëllur tre herë ndaj tij. Nga sa mësohet nga burime policore në momenetin e plagosjes 44 vjecari ka qenë duke drejtuar mjetin dhe së bashku me të ishte edhe një person tjetër, I cili pas plagosjes e ka cuar deri në Urgejncen e spitalit të Shkodrës dhe është larguar menjëherë. Nga ana e policisë në bazë edhe të pyertjes së dëshmitarëve  ata mësohet të kenë thënë se kanë parë vetëm një person me skanfandë dhe me një motorcikletë I cili është afruar tek mjeti dhe më pas është larguar me shpejtësi por nuk kanë dëgjuar krisma, cka dyshohet se atentatori të ketë përdoru silenciator. Ndërsa mësohet se 44 vjecari Syri Mehmedaj është një person të më parshem criminal I cili një vit më parë është arrestuar nga policia e Tiranës dhe është denuar me 1 vit burg dhe me 4 vite tjera me kusht për vepren penale të vjedhjes. Policia e Shkodrës ka nisur hetimet rreth plagosjes së 44 vjecari I cili është një person I njohur për policinë për shkak të konflikteve të ndryshme dhe për shkak të veprave kriminale për të cilat është denuar disa herë. 44 vjecari Syri Mehmedaj është dërguar në spitalin e Traumes në Tiranë për mjekim të mëtejshëm për shkak të gjëndjës së rëndë shëndetsore.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,599FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts