Tuesday, April 23, 2024
HomeAktualitetAdemi i prezanton “suksesin” administrates

Ademi i prezanton “suksesin” administrates

-

Për 1 orë e 30 minuta zgjodhi të flasë përpara administratës së saj, thjesht vetëm duke ndërruar sallën nga ambjentet e bashkisë në ato të universitetit. Kryetarja e bashkisë Shkoder Voltana Ademi bilancin e një viti pune, atë të 2016-es ishte kujdesur ta përkufizonte vetë, duke e quajtur “një vit arritjesh”. Ashtu siç ka vepruar deri më sot duke ju shmangur qytetarëve, edhe këtë herë njoftimin për këtë analizë ishte kujdesur ta dërgonte tek të dëshiruarit e saj, pa praninë e zërave kundër. Nga ana tjetër në çdo sektor të analizuar fjalët e vetme ishin arritjet, duke mos permendur qoftë edhe një fjali të vetme për atë cfarë nuk u realizua, afatet e thyera për shumë investime, tenderat në muajt e fundit, mbetjet që digjen në qytet duke shkaktuar katastrofa mjedisore. Madje ajo shkoi deri aty sa e cilësoi pastrimin model dhe kur u pyet nga tv1 channel për djegie e mbeturinave në By Pass, u kujtua të theksonte se mungon bashkëpunimi nga institucionet e tjera.Voltana Ademi, kryetare e bashkisë ShkoderEdhe për dështimin në mbajtjen e pedonaleve nën monitorim, Ademi ritheksoi mungesën e bashkëpunimit me policinë dhe deklaroi se zgjidhja e vetme e menduar për 2017-en është bllokimi plotësisht i pedonales për të mos lejuar kalimin e automjeteve.

Një renditje arritjesh dhe analizë me një anë të medaljes mund të cilësohet pa frikë kjo e 2016-es, e një viti pune e bashkisë Shkoder, e cila nga ana tjetër në komunitet ka krijuar jo pak pakënaqësi.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts