Familjet e varfra rreze kodrave te Bardhajeve prane Varrezave te Deshmoreve, ishin stacioni i radhes i Lëvizjes Socialiste për Integrim Shkoder, për te shperndare ndihma ne ushqime për festat e fundvitit. Kjo si pjese e kontributit te kesaj force politike me interesimin e veçante te deputetit, te LSI-se për Qarkun e Shkodres, Agron Çela, për te qene sa me prane familjeve ne nevoje. Kryetari i grupit te keshilltareve te LSI-se ne Bashkine Shkoder, Sokol Lekaj, thote se janë nje numer i konsiderueshem familjesh ne gjendje mjerimi, ndaj po kontribuojme qe edhe keto ta ndjejne atmosferen e festave ne shtepite e tyre: Lekaj thekson se jo vetem ne raste festash, po gjithnjë LSI i ka pasur dhe i ka ne qender te vëmendjes familjet e varfra dhe shërbimin ndaj tyre:
Pjestare te tyre, si te familjeve Bala, Memaj, Podaj e tjere, shprehen mirënjohjen ndaj deputetin Agron Çela dhe LSI-se, për vëmendjen e vazhdueshme qe tregojne ndaj tyre:
Nderkohe Kryetari i grupit te keshilltareve te LSI-se, Sokol Lekaj, u interesua edhe për kushtet e jeteses se gjithe familjeve te kesaj zone. Atij ju shpreh shqetësimi se shume prej tyre, akoma nuk trajtohen nga Bashkia as me ndihme ekonomike, sepse nuk i kane regjistruar si banore te qytetit:
Lekaj tha se keto probleme do ti bente prezente ne Bashki, duke kembengulur qe sa me pare te merrnin zgjidhjen e duhur.