Friday, April 19, 2024
HomesocialeFesta e femijeve te pafajshem

Festa e femijeve te pafajshem

-

Kisha katolike përkujton në 28 dhjetor, festën e fëmijëve të pafajshëm. Duke ju bashkuar mesazhit të kesaj dite, arqipeshkëvi i Shkoder – Pult, imzot Angelo Massafra kremtoi meshën e shenjtë në kishën e qendrës Bamirëse te Motrave te Nene Terezës. Në fjalën e tij ai u kujdes që përveç falenderimit për angazhimin që kanë misionaret e “Shen Terezes”, të apelonte që jetët e fëmijëve të mbrohen, duke ju referuar rasteve të fundit në Alepo të Sirisë.

Imzot Massafra duke folur për tv1 channel, bëri apel që 2017-ta të jetë një vit ku të gjithë të tregohemi me solidar me tjetrin, duke ju larguar materializmit që po na sfidon.

Pas meshës së shenjtë, të pranishmit u bënë pjesë e një feste të veçantë që kishin përgatitur personat e kesaj qendre nën kujdesin e misionareve të Nënë Terezës.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts