Tuesday, December 3, 2024
HomeKronikaH. Hotit, kapen 17 kg droge

H. Hotit, kapen 17 kg droge

-

Një tjetër tentativë për kalim lëndësh narkotike nga Shqipëria drejt Malit të Zi u godit nga policia e kufirit dhe migracionit, ku këtë radhë në pranga ra një shtetas Gjerman. Plot 17 kilogram drogë e dyshuar kanabis sativa u sekuestrua si provë materiale, ndërsa i arrestuar është shtetasi Paëel Keksel, 29 vjeç, banues në Gjermani. Sipas njoftimit për shtyp të drejtorisë vendore të policisë, në pikën kufitare Hani Hotit, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në mjetin tip “Volvo” me targë HAIC 130, me drejtues dhe pronar shtetasin e arrestuar, Shërbimet e Policisë kanë dyshuar se në brendësi të mjetit mund të kishte lëndë narkotike. Pasi është ushtruar kontroll i imtësishëm, në pjesë të ndryshme të automjetit janë gjetur të fshehura plot 31 pako të mbështjella me natriban, në të cilat pas peshimit rezultoi pesha totale prej 17 kilogram. Policia ka marrë në pyetje shtetasin Gjerman, i cili nuk ka dhënë shumë detaje, por nga hetimet e kryera, dyshohet se droga kishte si destinacion pikërisht vendin e tij të lindjes. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotikëve”. Ky është rasti i trete brenda pak ditësh që policia ka goditur rastet e trafikimit të narkotikeve përmes pikave të kalimit kufitar, me protagonist shtetas të huaj, por edhe shqiptarë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts