Friday, December 6, 2024
HomeAktualitetKaos ne rruget e Lezhes

Kaos ne rruget e Lezhes

-

Edhe këtë prag ndërrimi vitesh, ashtu si në të shkuarën, trafiku kaotik ka pushtuar rrugët e Lezhës. Kthimi i emigrantëve për të festuar pranë familjeve të tyre është shoqëruar me dyfishim të numrit të automjeteve në qarkullim, e për pasojë rrugët e kanë të pamundur të sfidojnë fluksin. As ndërhyrjet e policisë rrugore e cila ka hartuar një plan të veçantë pune për ndërrimin e viteve, nuk kanë ndikuar në normalizimin e gjendjes, duke bërë që në jo pak raste të mos mungojnë situatat e tensionuara, por edhe pritjet pa fund.

Kaosi në rrugët e Lezhës forcohet edhe më shumë nga mungesa e sinjalistikës përkatese ne disa segmente, si dhe semaforëve që do të ishin një orientues i mirë qarkullimi. Në të njëjtën panoramë qyteti i Lezhës do të vijojë të jetë deri në ditët e para të vitit të ri, atëherë kur emigrantët rikthehen në vendet e tyre të punës dhe rrugët ç’lirohen nga numri i lartë i automjeteve.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts