Monday, August 15, 2022
HomeAktualitetFondacioni “Cati” ne shkollen “3 dhjetori”

Fondacioni “Cati” ne shkollen “3 dhjetori”

-

Fondacioni “Cati” (keiti) i themeluar nga biznesmenia shkodrane Keti Bazhdari në bashkëpunim me të rinjtë e “Cati Youth” e ka vijuar traditën e bukur të bamirësisë në institucionet publike, duke e bërë kështu me të gëzueshëm pritjen e ndërrimit të viteve. Ndalesa e radhës ka qënë shkolla speciale “3 dhjetori”, ku trajtohen fëmijë me aftësi të kufizuara me regjim ditor dhe të vazhdueshëm. Përveç atmosferës festive u dhuruan materiale shkollore për 93 femije, si fletore vizatimi, bojra, stilolapsa etj. Gjithashtu fondacioni mundësoi rregullimin e ambjentit ambulator dhe atoj të këshillit pedagogjik. Në fjalën e saj themeluesja Keti Bazhdari apeloi që të gjithë të bëhen pjesë e të tilla nismave për ata që kanë nevojë, pasi të dhurosh është një gjest human që nuk të varfëron.”

Në fund u ndoq edhe shfaqja artistike e femijeve ne skenën e ndërtuar posaçerisht për të tilla programe, nga vetë fondacioni “Cati”. Kjo është një traditë e përvitshme qe synon t’ia bëjë më të gëzueshme festat këtyre shtresave.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,432FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts